Vlorë/ Vodhi 2500 euro dhe sende me vlerë në makinën e çiftit italian, arrestohet grabitësi! Amnistia ‘e liroi’ para pak kohësh

Ndalohet nga policia personi i dyshuar si grabitësi i automjetit të çiftit italian në zonën e Lungomares, ngjarje e ndodhur ditën e premte (10 maj 2024).

Grabitësi i dyshuar, i identifikuar si Ervis Myertaj, theu xhamin e makinës së italianëve dhe vodhi paratë e sende personale.

Report Tv mëson se Myrtaj ka dalë pak kohë më parë nga burgu, në kuadër të amnistisë.