Vrasja e shqiptares në SHBA nga ish-bashkëshorti, të afërmit: Donte t’i merrte vajzën, kishin 2-3 vite të ndarë

Suela Saliaj u vra nga ish-bashkëshorti i saj, Renato Muhaj, i cili rrëmbeu më pas edhe vajzën e tyre të mitur.

Të afërmit e 32-vjeçres në Shqipëri tregojnë se Suela ishte një vajzë e mirë. Njëri prej tyre thotë se nuk e njihnin Renaton, por dyshohet se shkak të jetë bërë vajza e mitur të cilën Renato kërkonte ta merrte.

I afërmi thotë se Suela dhe Renato ishin ndarë para dy vitesh.

“Vajzë shumë e mirë, familje nga më të mirat. E morëm vesh nëpërmjet vajzës, ka mbi 15 vite në Amerikë, nuk e njoh djalin, thonë që është nga Mallakastra, sipas të dhënave ai donte që t’i merrte vajzën, ata kishin një ose dy vite të ndarë, po këta femrën e konsiderojnë si plaçkë tregu, shitet e blihet sipas qejfit të tyre, por nuk është ashtu në të vërtetë”, tha i afërmi.