Vrasja e Visart Cengut në Prishtinë, zbardhen akuzat ndaj Kobrës!

Prokuroria ka dërguar në gjykatën themelore dosjen e Dibran Hoxhajt, i njohur si Kobra për vrasjen e Visart Cengut.

“Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri D.H., akuzohet për veprën penale ‘Vrasje e rëndë’ nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5 dhe 1.8 të KPRK-së, si dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së. Ndërkohë të pandehurit R.S. dhe B.M. akuzohen për veprën penale “Manipulimi me prova” nga neni 389 paragrafi 1 i KPRK-së. Ndërkaq, të pandehurit R.S., J.B. dhe A.V. thuhet se akuzohen se në bashkëkryerje e kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje” nga neni 187 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së. Po ashtu, të pandehurit R.S dhe J.B akuzohen se e kanë kryer veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi më 3 janar 2023, ku viktima dhe miqtë e tij kishin shkuar për të festuar në lokalin Cobra City në Prizren, ndërsa u konfliktuan për një faturë prej 400 euro.

Pas debatit tre të rinjtë teksa po hipnin në automjet për tu larguar, Hoxhaj ka qëlluar drejt tyre, ku për pasojë humbi jetën 31-vjeçari.