Vuçiq ‘trimërohet’ sfidon Amerikën: S’ua kam frikën e s’nënshtrohem, Serbinë dhe popullin do ta mbrojë

Presidenti serb Aleksandar Vucic vazhdoi me paraqitjet glorifikuese të vetvetes në një fushatë para-elektorale duke iu kthyer retorikës patetike nacionaliste. Ai zgjodhi të sfidojë bashkësinë ndërkombëtare duke e theksuar Emisarin Amerikan Gabriel Escobar se nuk po i mbajnë fjalët sa i përket Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë sipas tij, transmeton Gazeta Metro.

Vucic në një tjetër gjoja intervistë në televizionin publik serb RTS ia shtroi gjerë e gjatë me retorikën e moçme që rikthehet në çdo cikël elektoral ku ai lartëson veten si një digë që po e shpëton Serbinë nga përmbytja që iu vjen nga Perëndimi.

Ai zgjodhi këtë herë si cak më të përfolurin e cakun që u pëlqen më shumë ta shohin të sharë ultranacionalistët serbë, diplomatin amerikan Gabriel Escobar, me insinuatat e zakonshme se ‘amerikanët na goditën përsëri’.

Vucic veçoi deklaratën e të Escobar për Asociacionin dhe kompetencat që duhet t’i ketë dhe shtoi edhe teori të komplotit se duan ta rrëzojnë duke i implikuar si zakonisht opozitën serbe si ‘kolonë e pestë’ të nënkuptuar.

“Le ta shohë edhe një herë se çfarë shkruan në marrëveshjen e Brukselit, le ta lexojë se nuk ka asnjë kompetencë e autoritet nuk i takojnë institucioneve prishtinase. Iu lus zotëri ta lexoni atë që shkruan. Keni ekipin menaxhues që përbëhet nga serbët, që ekziston. Mos u shtirni se keni harruar, por kthehuni materialit. Nëse nuk bazoheni sa i përket Rezolutës 1244, konsideroni këtë atëherë. A sa i përket kërcënimeve, presionit, teksteve të porositura në New York Times, dëshmive në Senat…ua heq kapelën, jeni të fortë dhe trima, por unë nuk do ua përkul kokën, jam përfaqësues i një populli dinjitoz dhe të ndershëm. E përkul kokën vetëm para popullit tim, nëse gaboj diçka apo nga respekti. Por juve, nga frika, vetëm vazhdoni me këtë. Serbinë do ta mbrojë bashkë me të drejtat e popullit tim”.