Vuçiqi kritikon vendet e QUINT-it: Turp për ju, gënjeshtarë, shikojeni veten në pasqyrë

Pas thirrjes së QUINT-it ndaj Listës Serbe dhe partive tjera serbe që të rishqyrtojnë vendimin për bojkotin e referendumit të 21 prillit për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në veri të Kosovës, ka reaguar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në një konferencë për media me presidentin e Republikës Serbe, Milorad Dodik, pesë shtetet e QUINT-it i ka quajtur “gënjeshtare”.

“Edhe pas zgjedhjeve me vetëm 3.4% ata thonë Beogradi ka faj? Turp mbi ta. Shiheni veten në pasqyrë, ju gënjeshtarë”, ka thënë Vuçiq, siç e citon media “Kosovo-Online”.

“Dhe kur me të gjitha dredhitë e Kurtit, mblesëri i imët, i mbledhim ato nënshkrime, thonë – jo, hajde të shkojmë në referendum. Dhe referendumi kërkon 50 plus 1 votë. Epo nuk ka edhe aq serb që jetojnë atje… U regjistruan edhe 862 persona”, tha presidenti i Serbisë.

“Pashë që disa po përpiqen të mbyllin gojën, çfarë pafytyrësie është kjo”, tha Vuçiq mes tjerash pyetur rreth bojkotit dhe thirrjes së QUINT-it.