Xhamia e fshatit Dubovë e Madhe del me një sqarim lidhur me largimin e gjuhës Arabe nga Ceremonitë

Xhamia e fshatit Dubovë e Madhe ka reaguar për lajmin se Fshati Dubovë e Madhe ka larguar gjuhën Arabe nga Ceremonitë dhe Ritet Fetare.

Në një reagim publik, nga xhamia thuhet se ritet tjera fetare kryhen në gjuhen arabe ndërsa vetëm ceremonia e varrimit bëhet në gjuhën shqipe.

“Diçka e tillë nuk qendron sepse në Fshatin Dubovë e Madhe, Thirret Ezani në 5 kohët e Namazit, Falen 5 kohët e namazit sipas Gjuhës dhe Autencitetit Fetar, realizohen të gjitha Ritet dhe Ceromonit Fetare ashtu siq ishin realizuar edhe shumë vite me parë nga të parët në Fshatin tonë dhe në Pajtim me rregulloren dhe Statutin e Bashkësisë Islame të Kosovës”, shkruhet në njoftim

Dje u raportua në media se vendimi është marrë për shkak se ata nuk e kuptojnë gjuhën arabe dhe se duan që ritet të kryhen në gjuhën shqipe.

Sqarimi i plotë:

Ditëve të fundit është përfolur ne Rrjete sociale dhe Portale të ndryshme se Fshati Dubovë e Madhe ka larguar gjuhën Arabe nga Ceremonitë dhe Ritet Fetare.

Ju njoftojm se diçka e tillë nuk qendronë sepse në Fshatin Dubovë e Madhe, Thirret Ezani në 5 kohët e Namazit, Falen 5 kohët e namazit sipas Gjuhës dhe Autencitetit Fetar, realizohen të gjitha Ritet dhe Ceromonit Fetare ashtu siq ishin realizuar edhe shumë vite me parë nga të parët në Fshatin tonë dhe në Pajtim me rregulloren dhe Statutin e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Ajo çka ka shkaktuar gjithë këtë diskutim është se në Ceromonin Fetare të Varrimit pasiqë që të Falet NAMAZI I GJENAZËS, tek varri thuhet nga Imami Lutja ose Duaja në Gjuhën Shqipe, dhe më këtë përfundon Ceremonia e Varrimit.

Me Respekt:

Imami I Xhamis Fshatit Dubovës së Madhe