Zbulohen varre të reja monumentale në qytetin ilir të Amantias

Disa varre të tjera monumentale janë zbuluar në Parkun Arkeologjik të Amantias, pranë Vlorës.

Siç njofton “DRTK Vlorë”, varret janë të ndërtuara me blloqe të mëdha guri, çka tregon për një rëndësi të madhe të tyre.

Megjithatë, ajo që bie në sy janë gërmimet sporadike në këtë zonë, që duket se fsheh ende thesare të mëdha nga lashtësia. Amantia është një prej qyteteve më të veçanta ilire me stadium, bazilikë dhe akropol