Zelensky: Jam gati për një ndeshje boksi me Putinin

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy është shprehur i gatshëm të marrë pjesë në një ndeshje boksi me Putinin.

“Gjithmonë gati. Nesër nuk do të më interesonte. Atëherë do të ishte samiti i fundit për presidentin e Federatës Ruse”, tha Zelensky duke qeshur për kanalin televiziv francez TF1.

Pyetja erdhi pasi gazeta :”Le Monde” raportoi se presidenti francez Emmanuel Macron i kishte thënë Putinit se do të stërvitej me boks, shkruajnë mediat e huaja.

“Një burrë i vërtetë, nëse dëshiron t’i thotë diçka dikujt, ose nëse dëshiron – si t’i thotë, godet me grusht në fytyrë – ai e bën vetë dhe nuk dërgon asnjë ndërmjetës”, tha Putin.

Lufta në Ukrainë vijon që prej 24 shkurtit të këtij viti. Rusia është përqëndruar në goditjen e infrastrukturës energjetike të vendit, duke lënë mijëra ukrainas në terr.