Zelensky kërkon prodhimin e fishekëve e armëve në Shqipëri për të furnizuar Ukrainën, a hyn në lojë Poliçani?

Shqipëria dhe Ukraina mund të prodhojnë armë sëbashku. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Presidentin ukrainas Volodomir Zelensky, zbardhi një pjesë nga biseda në takimin kokë më kokë me kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama sot paradite para samitit ‘Ukrainë – Europa Juglindore’ organizuar sot në Tiranë,

“Që në ditët e para të pushtimit të plotë, Shqipëria ka mbështetur Ukrainën në luftën tonë për liri dhe integritet territorial. Sot diskutuam gjithashtu nevojat e mbrojtjes së Ukrainës dhe prodhimin e mundshëm të përbashkët të armëve” shkruajti presidenti Zelensky në X

Edhe në fjalën e hapjes së samitit të Ukrainës, Presidenti Volodymyr Zelensky ftoi liderët e Ballkanit Perëndimor për të bashkëprodhuar municione të cilat do i duhen Ukrainës për të ndalur dhe zbrapsur agresionin rus.

Ne shikojmë probleme në ofertën sa i takon municioneve. Jemi të interesuar për bashkëprodhimin e municioneve me ju e partnerët tanë. Ekipi ynë do të prezantojë të gjithë detajet. Propozojmë të organizohet forum i posacëm për industrinë e mbrojtjes mes Ukrainës dhe Ballkanit qoftë në Kiev apo në një vend të Ballkanit” tha Lavrov.

Është i paqartë akoma, se ku konsiston, prodhimi i përbashkët i armatimit, por ka gjasa qe mund të futet në lojë, fabrika e Poliçanit.

A hyn në lojë Poliçani?

Në website e ministrisë së Mbrojtjes shkruhet se aktualisht kombinati Mekanik Poliçan prodhon municion pistolete të tipit “Makarov” dhe “Parabellum” me kalibër 19mm.
Kombinati Mekanik Poliçan është një ndërmarrje shtetërore, e themeluar në vitin 1962, me qëllim përmbushjen e kërkesave të Forcave të Armatosura shqiptare për armatim.
Në periudhën 1962-1966 u krijua linja e prodhimit për municionin 7.62x39mm (“Kallashnikov”), municionin mortajë 82 mm, granata dore ofensive dhe difensive, si edhe mina kundër-njeri.
Në periudhën 1970-1972 në godinën ekzistuese u instalua linja e prodhimit të minave kundër-tank dhe në një godinë të re u vendos linja e fishekzjarrëve 180 mm.
Në periudhën 1977-1985 u krye një rikonstruksion i thellë me makineri dhe pajisje të ardhura nga Zvicra dhe Austria, për të mundësuar prodhimin e municionit kalibër 12.7x99mm dhe 14.5x51mm si edhe municion mortaje me kalibër 60, 107 dhe 120mm. Kombinati i Poliçanit ka sistem cilësie GOST.