Zvicra shpallet fituese e Eurovision 2024

Zvicra është shpallur shteti fitues në Eurovision 2024. Nemo, i cili është deklaruar artist pa gjini, theu çdo kod dhe rrëmbeu fitoren me votat e jurive profesionale dhe të publikut.

Si kurrë më parë, ky Eurovision i këtij viti u mbyll me ngjarje të shumta dhe protesta nga njerëzit që janë pro-palestinezëve, të cilët nuk i kanë ndalur marshimet në Malmö, Suedi.

Nga ana tjetër, konkurrenti holandez, Joost Klein u përjashtua nga gara si asnjë shtet që prej krijimit të festivalit, pasi intimidoi një punonjëse të stafit. Por edhe për herë të parë, Qipro nuk i dha 12 pikët Greqisë.

Shqipëria u përfaqësua nga Besa Kokëdhima dhe “Titan” nuk preku finalen.