Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq përsëri ka folur për propozimin e kryeminsitrit të Shqipërisë, Edi Rama për Asociacion.
Ai ka thënë se e respekton kryeministrin Rama por që nuk është i autorizuar të hartojë statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Vuçiq ka thënë se Rama nuk është anëtar i Ekipit Menaxhues dhe kësisoj nuk mund të bëjë draf-statut për Asociacionin.