Vuçiq: Rama nuk është anëtar i Ekipit Menaxhues, s’është i autorizuar të bëjë statutin e Asociacionit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq përsëri ka folur për propozimin e kryeminsitrit të Shqipërisë, Edi Rama për Asociacion.

Ai ka thënë se e respekton kryeministrin Rama por që nuk është i autorizuar të hartojë statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Vuçiq ka thënë se Rama nuk është anëtar i Ekipit Menaxhues dhe kësisoj nuk mund të bëjë draf-statut për Asociacionin.