Një studim i kryer së fundmi (nga përpunimi i të dhënave të Numbeo për 41 shtete) bazohet në perceptimin subjektiv të sigurisë së individëve kur ecin vetëm në rrugë gjatë natës, në vende të ndryshme.
Shqipëria renditet e 12-ta nga fundi, me 52.34. Siguria në vendin tonë perceptohet më e ulët se të gjitha vendet e tjera të rajonit, si Serbia, Mali i Zi apo Maqedonia e Veriut.
Eduard Cekoja, trajnues guidash turistike, tha në emisionin “Goodmorning Albanians” në Euronews Albania, se Shqipëria nuk mund të cilësohet vend i rrezikshëm.