Kurti u paraqet ndërkombëtarëve një propozim me pesë pika për shtensionimin e situatës në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se u ka ofruar një propozim me pesë pika ambasadorëve të vendeve të QUINT-it sot në takim, e që paraprakisht me këtë propozim janë njoftuar edhe ndërmjetësit në dialog për shtensionimin e situatës në veri.

Hapi i parë: Sundimi i ligjit në veri. Situata atje nuk është normale qe një kohë të gjatë, por eskalimi më 21 maj e bën të domododoshme urgjent sjelljen para drejtësisë të të gjithë atyre që ushtruan dhunë ndaj policisë së Kosovës ushtarëve të NATO-s dhe juve gazetarëve.

Hapi i dytë Kurti tha se është tërheqja e menjëhershme të grupeve të dhunshme dhe të ndalen hapat kriminalë.

Si hap tretë, Kurti tha se sipas propozimit të Qeverisë së Kosovës, Policia e Kosovës dhe KFOR-i apo EULEX-i do të kryejnë vlerësime të përbashkëta të sigurisë çdo 15 ditë.

Si hap i katërt, Kurti tha se Qeveria e Republikës së Kosovës do të koordinohet me të gjithë akterët dhe do të shpallë zgjedhjet e parakohshme.

Dhe si hap i pestë, Kurti tha se Kosova dhe Serbia duhet kthehen menjëherë në tavolinën e negociatave, BE-ja siguron një plan renditje të drejtë dhe të balancuar për zbatimin e marrëveshjes. Udhëheqësit e të dy shteteve takohen në një takim të nivelit të lartë gjatë kësaj jave në Brukseë.