Polici Jeton Lami është dënuar me 2 vite e 20 muaj burg nga Gjykata e Lezhës. Dënimi u dha pasi akuzohet për veprën penale “shpërdorim detyre”.
Jeton Lami u vu në pranga pasi u zbulua nga pamje filmike duke transportuar të shumëkërkuarin e drejtësisë, Ervis Martinaj.
Lami është dhe personi i fundit që dihet se ka pasur konakt me Martinajn, tanimë i zhdukur.
Jeton Lami ka kyçur gojën para hetuesve, duke mos dhënë asnjë detaj lidhur me raportin e tij apo fatin e Martinajt.
Jeton Lami eshte filmuar nga kamerat e sigurise ne zonen e Zogut te Zi me 7 gusht 2022 pak dite para se me 9 gusht, familjaret e Ervis Martinajt te denonconin ne polici zhdukjen e tij.
Prej asaj kohe biznesmeni nuk eshte gjetur nderkohe qe nuk dihet nese eshte zhdukur apo eshte larguar nga vendi per shkak te konflikteve.