Xherdan Shaqiri: Kur e dëgjoj himnin e Zvicrës më rrëqethet trupi

Sulmuesi Xherdan Shaqiri ka treguar se ka dridhje zemre sa herë është në fushë dhe lëshohet himni i kombëtares së Zvicrës.

Zvicra ka shënuar tri fitore në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, derisa nesër përballet me Rumaninë.

Në konferencë për shtyp, Shaqiri tregoi dashurinë e madhe që ndjen për kombëtaren e Zvicrës, me të cilët ëndërron ta fitojë ndonjë titull.

Ëndrrat e mia janë të mëdha. Kur jam në fushë me kombëtaren është gjëja me e mirë nga të gjitha për mua. E shijoj ndeshjen dhe gjithmonë dua të kualifikohem për Kupën e Botës ose Kampionatin Evropian. Gjithnjë e kam pasur ëndërr të luajë në turne me kombëtaren. Fatmirësisht e kam bërë disa herë. Sigurisht një titull do të ishte shumë mirë, por duhet hap pas hapi. Shpresoj të qëndroj për një kohë të gjatë”.

Është gjithnjë e veçantë kur luaj për shtetin tim në një turne. Kur vjen himni, ty të rrëqethet trupi. Gjithnjë do t’i mbash këto kujtime në Kupën e Botës ose në Kampionatin Evropian për vete”.

Shaqiri tutje komentoi edhe ekipin e Rumanisë duke i lavdëruar por beson se do t’ia dalin t’i mposhtin.

Janë skuadër e mirë dhe luajnë në liga të mira. Dëshiron të marrësh diçka me vete nga këtu, por ne jemi rrugës së duhur për në Gjermani”.

Unë gjithmonë dua të shënoj, por gjëja më e rëndësishme është që të ndihmoj skuadrën me paraqitje të mirë”.

Është gjithmonë rrezik kur e nënvlerëson kundërshtarin. Skuadrat më të vogla janë përmirësuar dhe kanë bërë progres. Jemi psiqikisht të fortë që të marrim çdo ndeshje seriozisht dhe të kryejmë detyrat tona”.