Arroganca e Ramës/ Takim “i ftohtë” Rama-Kurti në Mal të Zi, kryeministri nuk lëviz fare

Në Kotorr, mbahet sot samiti i tretë rajonal për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, të organizuar nga kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç.

Duke bashkuar të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor, samiti i Kotorrit do të funksionalizojë më tej Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Të pranishëm në këtë samit janë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Kosovës, Albin Kurti. Takimi me dy kryeministrave i kapur nga mediat ka qenë shumë i ftohtë.

Nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e kryeministrit Rama, madje ai as nuk lëviz nga vendi teksa i jep dorën Albin Kurtit.