Makina e rrallë që përdori Enver Hoxha, një nga 25 të vetmet që u prodhuan në vitin 1966 nga Benz (VIDEO)

Një makinë e prodhuar në vitin 1966 e konsideruar si më luksozja e kohës është automjeti që ka përdorur ish-diktatori Enver Hoxha. Kjo është makina e rrallë e tij, që Enver Hoxha e përdori në disa raste të veçanta. Makina më luksoze dhe më e shtrenjtë e kohës u konsiderua.

Një mrekulli inxhinierike, e prodhuar me porosi dhe e personalizuar. Makina është e markës Mercedes Benz dhe ka të regjistruara 14 mijë kilometra. Ajo është prodhuar në afro 25 copë dhe ka funksione që për kohën nuk i kishte asnjë makine serie.

Midis tyre, kondicionim me dy zona, sedilje me amortizim special dhe radio komunikimi. Por nëse jeni kuriozë shihni videot e mëposhtme, që janë marrë nga Opionion, teksa shoqërohet me njoftimin se automjete të tilla retro do të jenë në vijim pjesë e emisionit.