E pazakontë! Ja pse financierja zgjodhi të shkojë në punë me kalë…

E çuditshme ishte ajo që ndodhi në Mensa Matelica, në provincën e Ravenës, kur Tabita Gurioli shkoi për në punë deri në Cesena hipur mbi një kalë.

Kjo është si një formë proteste nga ana e saj ndaj institucionit bankar ku ajo punon, i cili nuk e lejon të përdorë 8 ditët e punës nga shtëpia që ajo pretendon se i takojnë.

Ajo u shpreh për mediat italiane:

“Makinën e kisha nga mekaniku, kisha të drejtën time por nuk ma lejuan. “Kam pasur një aksident automobilistik të hënën pas Pashkëve, makina ime është jashtë funksionit dhe kam kërkuar që të mund të punoj nga shtëpia. Menaxheri i zyrës sime më mohoi duke thënë se ishte një çështje personale dhe për këtë arsye mund të shfrytëzoja ditët e pushimit por nuk pranova ta bëj këtë gjë aktualisht.  Zgjodha këtë gjest për të protestuar sepse nuk është e drejtë të heshtësh përballë këtyre abuzimeve me pushtetin. Unë flas edhe për ata që nuk duan të flasin, sepse duhet të raportohen disa abuzime”.