E rrallë për Bregun Lindor të SHBA-së, lëkundje tërmeti në New Jersey

Një tërmet ka goditur New Jersey paraditen e së premtes ( me orën lokale) duke bërë që ndërtesat në Qytetin fqinj të New York-ut dhe në zonat përreth të dridheshin nga lëkundjet.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara njoftoi se tërmeti ishte me magnitutë 4.7 të shkallës Rihter dhe se epiqendra ndodhej 7 km në verilindje të Stacionit Whitehouse, New Jersey.

Lëkundjet u ndjenë rreth orës 10:20 të paradites me orën lokale. Deri më tani, raportime për dëme nuk ka. Tërmetet janë një dukuri relativisht e rrallë në Bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara.