Ende pa dalë nga bankat e shkollës, 13-vjeçarja shqiptare nis koncertet me pagesë: Lekët i marrin prindërit

Klejda Bashota është 13-vjeçarja nga Klina e Kosovës që po bën namin në muzikë. Ajo edhe pse e vogël, ka arritur të tërheq vëmendjen e rrjetit. Madje, pa dalë nga bankat e shkollës ftohet nëpër koncerte të ndryshme me pagesë.

Në një lidhje me Skype me “ABC e Mëngjesit”, Klejda ka folur për talentin e saj në muzikë, kursin që ndjek dhe ëndrrat për t’u bërë një këngëtare e madhe.

“Unë nuk e kam të trashëguar muzikën, jam e vetmja në familje që këndoj, që e vogël kam dëgjuar shumë këngëtare të njohura kombëtare dhe ndërkombëtare. Duke i dëgjuar ato më ka lindur pasioni për muzikën dhe dëshira për të kënduar. Unë, muzikën, këndimin dhe pianon, i studioj në kursin e muzikës në Klinë, bashkë me profesor Arsim Gashin. Në kurs secili person ka 40 minuta, kurse unë përveç kursit ushtroj dhe në shtëpi instrumentin e pianos, si dhe këndimin.

Unë paguhem nëpër vendet ku ftohem. Nuk e marr unë pagesën, por prindërit e mi. Unë këndoj, pasi muzikën e kam pasion”, u shpreh ajo.