Koiçidenca ironike: mbesa e kujt është gruaja e pilotit të nëndetëses së zhdukur?

Gruaja e Stockton Rush, drejtuesi i OceanGate, i cili ishte në krye të Titanin-it, nëndretëses së zhdukur të dielën, më 18 qershor, është një e afërme e dy pasagjerëve të pasur, çift bashkëshortësh, që vdiqën në mbytjen e Titanic-ut në vitin 1912.

Wendy Rush është stërmbesa e Isador Straus dhe Ida Straus. Ata bashkëthemeluan dyqanin Macy dhe ishin ndër njerëzit më të pasur në udhëtimin transatlantik të gjigandit të ujrave oqeanike me fund tragjik.

Pasi anija goditi ajsbergun, të dy qëndruan dorë për dore, një akt idilik dashurie që në filmin hit të vitit 1997 – “Titanic”, lidhet me skenën kur një çift i moshuar shfaqet duke mbajtur njëri-tjetrin në shtrat, ndërsa uji ngrihet rreth tyre.

Kujtojmë se pesë turistë u nisën në një aventurë që duhej t’i çonte në rrënojat e Titanic-ut me një nëndetëse të tipit turistik, por që ka humbur çdo gjurmë. Kjo ndodhi të dielën. Furnizimi me oksigjen është i mjaftueshëm për katër ditë, që do të thotë se kjo e mërkurë e 21 qershorit ishte dita kritike në të cilën duhej ta gjenden, gjë për tq cilën po bëhen përpjekje. Është e paqartë pse nëndetësja është zhdukur.

Zhytësit me përvojë supozojnë se ajo është ngatërruar në kabllot e Titanic-ut.

Ekuipazhi përbëhet nga CEO i Oceangate Stockton Rush, miliarderi britanik Hamish Harding, biznesmeni pakistanez Shahzada Dawood dhe djali i tij Suleman, si dhe studiuesi francez Henry Nargeolet.