ISTANBUL, TURKEY - JANUARY 08: Turkish President Recep Tayyip Erdogan and Russian President Vladimir Putin attend the opening ceremony of the Turkstream Gas Pipeline Project on January 08, 2020 in Istanbul, Turkey. The TurkStream project comprises two underwater gas lines, each with an annual capacity of 15.75 billion cubic meters. Gas will initially flow to Turkey, while a combination of existing and new pipelines will subsequently take supplies via Bulgaria to Serbia and then on to Hungary. Russia is building TurkStream and doubling the capacity of NordStream across the Baltic Sea to Germany as part of plans to bypass Ukraine in its gas deliveries to Europe. (Photo by Burak Kara/Getty Images)

Erdogan: Nuk do të sanksionojmë Rusinë, kemi marrëdhënie speciale

Erdogan ka hedhur poshtë edhe një herë mundësinë për të vendosur sanksione kundër Rusisë, duke i cilësuar marrëdhëniet me këtë të fundit “speciale”.

“Ne nuk jemi në pikën ku mund të vendosim sanksione kundër Rusisë, siç ka bërë Perëndimi. Ne nuk jemi të detyruar nga sanksionet perëndimore. Ne jemi një shtet i fortë dhe kemi një marrëdhënie pozitive me Rusinë. Rusia dhe Turqia kanë nevojë për njëra-tjetrën në çdo fushë të mundshme”, tha presidenti turk në një intervistë për CNN.

Pavarësisht të komenteve të rivalit të tij Kemal Kilicdaroglu për Moskën që bëri që kandidati nacionalist Muharrem Ince të tërhiqej nga gara në prag të raundit të parë, Erdogan mbrojti marrëdhënien e tij me Putinin, duke vënë në dukje se sipas mendimit të tij Perëndimi duhet të ndjekë të njëjtin shembull.

“Perëndimi nuk po merr një qasje shumë të ekuilibruar. Nevojitet një qasje e ekuilibruar kundër një vendi si Rusia, “tha ai, duke akuzuar Kilicdaroglu se dëshiron të “shkëpusë” Turqinë nga Rusia.

Dhe ai pretendoi se marrëveshja për eksportet e grurit ukrainas të ndërmjetësuar nga ai dhe OKB-ja u arrit “për shkak të marrëdhënieve të veçanta me Presidentin Putin”.

Presidenti turk foli edhe për marrëdhëniet e tij me Perëndimin, veton që ai vuri në anëtarësimin e Suedisë në NATO duke akuzuar Stokholmin se ka strehuar anëtarët e PKK.

“Për sa kohë që Suedia vazhdon të lejojë degët e organizatave terroriste të lëvizin lirshëm rrugëve të Stokholmit, ne nuk do të pranojmë anëtarësimin e saj në NATO ,” tha Erdogan.