Videoja që po bën xhiron e botës, kuzhinieri shpëton 3-vjeçarin nga përmbytjet në Itali

Nuk po i duket fundi katastrofës që shkaktuan përmbytjet e ditëve të fundit, në rajonin e Emilia Romanjës në Itali.

Por një video që po bën xhiron e rrjetit tregon momentin kyr shpëtohet një 3 vjeçar. Në qytetin Cesena një nënë me djalin e saj të vogël nuk kanë arritur të lëvizin përtej hyrjes së pallatit. Fatmirësisht për ta aty pranë ishte 36-vjeçari Gjorgje Panitiç, shef kuzhine nga Beogradi, i cili i ndihmoi të dilnin nga një situatë e vështirë dhe fotot e momentit të shpëtimit bënë xhiron e botës.

“Nuk kishte kohë për të humbur dhe u nisa. Djali i vogël ishte pak i frikësuar, por dukej i qetë. E pyeta: ‘Si jeni? A jeni mirë?’. Ai pohoi kokën në mënyrë pozitive dhe më buzëqeshi”, ka përshkruar Pantiç për gazetën e përditshme “Korijere dela sera”.

Shefi i kuzhinës nga Beogradi, me ndihmën e disa personave të tjerë, ka arritur ta marrë fëmijën 3-vjeçar nga nëna dhe ta çojë ndihmojë.

“Unë jam i gjatë 1.93 metra, kështu që fëmija ndihej i sigurt kur e mbaja në dorë. Ai më kapi qafën dhe më pas flokët ndërsa unë e mbaja mbi supe”, ka treguar Pantiç rreth situatës së shpëtimit të 3-vjeçarit.