Gjergj Kastrioti është i vetmi shqiptar që e shkeli dhe e dogji Serbinë!

Shkruan: Gani MehmetajGjergj Kastrioti -Skënderbeu është i vetmi shqiptar që e shkeli Serbinë nga Piroti në Beograd, duke djegë dhjetëra katunde e qytete serbe. Gjergj Kastriot është i vetmi prijës shqiptarë që e ndihmoi aleatin e tij Janosh Huniadin në luftë kundër turqve, mirëpo ishin prijësit serbë ata që ia patën më të pabesë mbretit të arbërorëve, e forcuan aleancën me Sulltanin, i dolën në prit ushtrisë shqiptare dhe e vonuan në betejën përfundimtare përtej Savës e Danubit.

I zhgënjyer me vrasjen e aletit të tij Huniadit, që e kishte nën zotërim një pjesë të madhe të Serbisë, i dëshpëruar që komitët serbë me ushtarët turq e vonuan të arrinte në betejën afër Beogradit të sotëm kundër turqve, Kastrioti u hakmor si asnjëherë më parë. Vrau shumë serbë, aleatë të Turqisë, dogji qindra katunde e qytete te tyre për ta ndëshkuar tradhtinë.

Me t’u kthyer në Shkup, dëboi serbët e mbetur, e mori qytetin dhe e forcoi Kështjellën për betejat e ardhshme. Gjergj Kastrioti e rimori edhe një herë Shkupin nga turqit e serbët disa vjet më vonë.Shtatorja e Gjergj Kastriotit ne Miçigan -ShBA/ZgjohuShqiptar.info