Gjuha është ajo që flet populli dhe jo ajo që mendojnë gjuhëtarët…

Elena Kocaqi

Kushdo që përqesh një shqiptar dhe i thotë atij se, ti nuk njeh dhe nuk di gjuhën shqipe, është thjeshtë një qënie injorante, mjerane dhe anti shqiptare. Të gjithë shqiptarët pavarsisht dialektit dhe nëndialektit flasin dhe dinë gjuhën shqipe shumë mirë. Gjuhëtarët komunist duhet të kuptojnë një herë e mirë se, gjuha është ajo që flet populli dhe jo ajo që mendojnë gjuhëtarët, se si duhet të flasi fjalët një popull. Gjuha e popullit është pasuria e vërtet gjuhësore, sepse ka qënë e folura që ka ruajtur gjuhën dhe jo ajo që gjuhëtarët duan t’i imponojnë popullit. Gjuha zyrtare është thjesht burokratike dhe ajo kurre nuk mund dhe nuk duhet të zëvendësoj të folurën e vatrës.

Parimi ndërkombëtar është që standardi duhet ti afrohet gjuhës së folur dhe të jetë sa më i thjesht dhe jo me rregulla drejtshkrimi të pafundme. Standardi jonë ka dyfishuar deri katērfishuar fjalët e huaja në variantin zyrtarë që nuk janë tek gjuha e folur e popullit dhe këtê gjë e kanë bërë me vetdije këta gjuhëtarë që dalin e flasin për mbrojtjen e gjuhës shqipe jo të popullit, por të asaj që kanë krijuar vet.

Sa për ata që janë plakur e nuk kanë mësuar ende etikën dhe edukatën qytetare, dhe që më përgojojnë nëpër studio televizeve, thjesht iu themë se nuk e meritoni vëmendjen time dhe ju bëj nder po t’iu përmend emrin. Une kam studime historike, ku kam trajtuar edhe historinë e gjuhës, ndërsa ju nuk e keni idenë fare sesi kryhet një studim historik dhe gjuhësor dhe meqë nuk dini merreni me lapsuse shtypi dhe jo me thelbin e studimeve. Shpesh studimet e mija kopjohen dhe shpërndahen dhe unë nuk mund të mbaj përgjegjësi për cilësinë e shkrimeve që as nuk i kontrolloj.

Gjithësesi, njohja e gjuhës nuk përcaktohet nga lapsuset e botimeve, ku mungojnë pikat mbi ndonjë ë të vendosur në fjalë nga gjuhëtarët vënd e pa vënd. Tek ne rregullat e drejtshkrimit janë të vendosur nga gjuhtarët jo nga vet gjuha, rregulla këto që as vet gjuhëtarët nuk i njohin mire dhe janë larg gjuhës së folur. Në shkencën historike njeriu vlersohet për faktet dhe argumentet që sjell. Në shkencë njeriu nuk merret fare me epitetimin e njeriut, por me kritiken e mendimit bazuar mbi fakte dhe argumente, se ndryshe opinioni nuk ka asnjë vlerë. Opinioni personal nuk të bënë shkencëtar, kur nuk ke asnjë studim për fushën, siç nuk ka një tip qe më ka përgojuar nëpër studio, ku unë nuk kam qënë prezent.

Si konkluzion janë gjuhêtarët ata që duhet të mësojnë nga gjuha e popullit dhe jo populli të mësoj gjuhën sipas rregullave të vendosura nga gjuhëtarët.