Goditi me telefon Bebe Rexhën, dëshmia e të akuzuarit lë pa fjalë hetuesit

Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha është përballur me një situatë aspak të këndshme në një nga koncertet e saj,

Teksa po performonte në skenë, një nga turma e goditi me telefon në kokë.

“Po përpiqesha të shihja nëse mund ta godisja me telefon në fund të shfaqjes, sepse do të ishte qesharake,” tha i akuzuari Nicolas Malvagna në dëshminë e tij, duke lënë të habitur hetuesit e çështjes

Goditja e fortë e la këngëtaren të gjakosur dhe me sy të nxirë.

Ajo u largua me shpejtësi nga skena dhe u dërgua në një spital, ku mori qepi pjesën e çarë të syrit. Më vonë, Bebe i siguroi fansat se ishte “mirë”, duke postuar një foto të fytyrës së saj, e cila tregonte një mavijosje të madhe në qepallë dhe shirit qepjeje në vetullën e saj