Hetimi zbuloi se po keqpërdorte dosjet top-sekrete, “shpërthen” Biden: Kujtesa ime është e mirë!

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka kritikuar me zemërim një hetim që zbuloi se ai keqpërdorte dosjet top-sekrete dhe ku u tha se kishte vështirësi për të kujtuar ngjarjet kryesore të jetës.

Në një konferencë të papritur të lajmeve të enjten në mbrëmje, zoti Biden këmbënguli: “Kujtesa ime është e mirë”.

Ai kritikoi dhe pretendimin që nuk e mbante mend kur i vdiq djali, duke thënë: “Si dreqin guxon ta thotë atë?”

Hetimi zbuloi se zoti Biden “mbajti dhe zbuloi me dashje” dosje të klasifikuara, por vendosi të mos e akuzonte atë.

Raporti i ashpër prej 345 faqesh, i publikuar më herët gjatë ditës së djeshme, thoshte se kujtesa e presidentit kishte “kufizime të rëndësishme”.