Ibrahimoviqi kosovar nënshkruan kontratë profesionale me Bayernin

Futbollisti kosovar Arijon Ibrahimoviq ka nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale me Bayern Muenchenin, raporton “Bild” të martën. 17-vjeçari ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2025, e cila do të shndërrohet automatikisht në kontratë profesionale vitin e ardhshëm.

Futbollisti i U18 të Gjermanisë do të stërvitet rregullisht me ekipin e parë të Bayernit. Ibrahimoviq sezonin aktual ka shënuar 13 gola në 16 ndeshje në Bundesligën U19 dhe Ligën e Kampionëve për të rinj.

Ai është përfshirë në ekipin e parë të Bayernit në një ndeshje të Bundesligës dhe Ligës së Kampionëve