Ky është serbi i arrestuar për sulm ndaj gazetarëve

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe një serb të implikuar në sulmet ndaj gazetarëve kosovarë në Leposaviq.

Mediat serbe raportojnë se bëhet fjalë për Uros Vukasinovic, punëtor i Telekomit serb.

Ndryshe, PK-ja ka bërë te ditur se sot, në orët e hershme të mëngjesit është arrestuar i dyshuari i radhës mashkull serb U.V., me vendbanim në një fshat të komunës së Leposaviqit, i dyshuar për përfshirje në një rast sulm ndaj mediave/gazetarëve.

Arrestimi i tij dhe shoqërimi në stacion policor është kryer si rezultat i hetimeve intensive dhe i sigurimit të dëshmive, se i njëjti është përfshirë në sulm ndaj mediave/gazetarëve me datë 16 qershor 2023.