Ukraina po e çliron me shpejtësi territorin

Forcat ukrainase kanë vazhduar edhe të dielën kundërofensivën në të paktën katër zona të frontit, duke arritur fitore të kufizuara territoriale, ka njoftuar Instituti Amerikan i Luftës (ISW).

Pamjet e gjeolokuara thonë se ushtria e Ukrainës bëri përparime 30 kilometra në jug të Kreminës. Shefi i Administratës Ushtarake të Qytetit, Vitaliy Barabash, tha se përparuan një kilometër në veri të Avdiivkas, në vijën e frontit të Donetskut.

“Burimet ruse pohuan se forcat ukrainase kryen operacione kundërofensive në jug, jugperëndim dhe në juglindje të Velyka Novosilkas, në kufirin administrativ mes rajoneve perëndimore të Donetskut dhe të Zaporizhzhias lindore”, thuhet në njoftimin e Institutit të Luftës.

Sipas ISW-së, forcat ukrainase mund t’i ndalojnë përkohësisht operacionet kundërofensive për t’i rivlerësuar taktikat e tyre për operacionet e ardhshme”, u tha tutje në raport.