La Italinë për arsyen e fortë, flet Ndoc Fusha: Besën e kemi të shtrenjtë, ja pse e dua fshatin

Ikja nga Shqipëria për disa është zgjidhje, por jo zgjedhja përfundimtare në jetë. Ndoc Fusha nga Dukagjini u rikthye për t’i qëndruar pranë familjes e për të investuar fitimet prej emigranti.

“Kur u ktheva nga emigrimi, babai jetoi edhe 3 vite dhe ato vite nuk i harroj kurrë. Tashmë nënën e kam dhe kjo është motivi kryesor që jam kthyer për tu përballur me jetesën këtu. Me ndihmën e emigrimit kemi ndërtuar jetën në Bardhaj të Shkodrës. 11 vite kam punuar si ndërtues në Firence. Me kursimet hapa një restorant në mes të fshatit për të qenë i vetëpunësuar dhe për të ardhmen e fëmijëve”, rrëfen Ndoci.

Për të gjithë dashamirësit e traditës, folklorit dhe trashëgimisë kulturore, Ndoci krijoi një mini-muze me sende të vyera që shumë prej jush mund t’i keni harruar ose lënë të pluhrosura në ndonjë qoshe.