Latifi me analizë interesante: Në Perandorinë Osmane, shqiptarët ishin ndërtuesit kryesorë të kalldrëmit

Profesori dhe analisti Blerim Latifi ka komentuar për ndryshimet në hapsirën të “Kafet e Rakisë” nga Komuna e Prishtinës.

Me anë të një postimi në Facebook, Latifi heqja e asfalltit të shëmtuar ia ka shtuar vlerat asaj pjese të qytetit.

Sipas tij, kalldrëmi të jep shijen e një qyteti të vjetër.

Më pëlqeu rregullimi që Komuna e Prishtinës i kishte bërë hapësirës te “Kafet e Rakisë”. Ky vend është ikonik për qytetin e Prishtinës. Heqja e asfaltit të shëmtuar që ishte aty dhe shtrimi me kalldrëm ia ka shtuar edhe më shumë vlerat. Si gjithmonë kalldrëmi të jep shijen e qyteteve të vjetra”, ka shkruar Latifi.

Tutje, ai ka thënë se ndërtuesit kryesorë të kalldrëmeve në Perandorinë Osmane ishin mjeshtërit shqiptarë.

Kjo fjalë ka origjinë greke, nga kalos që dmth e bukur, dhe dromos qe dmth rrugë. Pra rrugë e bukur. Kjo domethënie reflekton faktin se në kohët paramoderne kalldrëmet ishin rrugët më të mira. Pastaj erdhi asfalti dhe e errësoi lavdinë e tyre. Në Perandorinë Osmane ndërtuesit kryesorë të kalldrëmeve ishin mjeshtërit shqiptarë, prandaj edhe quhej “kalldrëmi i shqiptarëve”( Arnavut kaldırımı)”, ka shkruar ai.