Macron: Ukraina nuk ka gjasa të anëtarësohet në NATO

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se anëtarësimi i Ukrainës në NATO aktualisht nuk ka gjasa të ndodhë.

“Me këtë Rusi, është e vështirë të imagjinohet. Por nëse Ukraina hyn në NATO, që nuk është skenari më i mundshëm, ajo ka nevojë për garanci sigurie, veçanërisht pasi u sulmua nga Rusia”, tha Macron në një intervistë për French media.

Presidenti francez beson se Moska mund ta cilësojë anëtarësimin si një konfrontim.

“Ajo që rusët kanë kërkuar që në fillim është dorëzimi, jo paqe. Prioriteti sot është mbrojtja e Ukrainës, kjo është ajo që ne kemi bërë që nga dita e parë”, tha presidenti francez, duke shtuar gjithashtu rëndësinë e ndalimit të bombardimeve kundrejt infrastrukturës ukrainase.