Mediat serbe: Dita D, “Letra e kuqe” për Vuçiqin vjen më 17 dhjetor

“Dita e re D për Serbinë mund të jetë e shtuna, 17 dhjetori”, pretendojnë mediat serbe.

Sipas paralajmërimeve, përfaqësuesit e KUINT-it do të shkojnë në Beograd, që sipas presidentit Aleksandër Vuçiq, mund të nënkuptojë presion të ri nga Perëndimi për zgjidhjen e problemeve me Kosovën dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, shkruan gazeta serbe “Blic”.

Pas qetësimit të situatës të shkaktuar për shkak të dokumenteve dhe targave serbe në Kosovë dhe me zgjedhjet në veri të Kosovës, u ndez një shkrepës e re që rrezikon të shkaktojë kaos të plotë, madje edhe konflikt të armatosur në Kosovë, shkruan gazeta serbe.

Për këtë përfaqësuesit e KUINT-it do të jenë në rajon këtë javë. I pari që do të arrijë në Beograd është këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Shole, i cili do të diskutojë me zyrtarët serb për “sigurinë energjetike, integrimin ekonomik rajonal dhe përparimin e Serbisë për anëtarësim në BE, pretendohet në artikull.

“Ai do të diskutojë gjithashtu rolin e Serbisë në forcimin e paqes dhe sigurisë rajonale dhe angazhimin e saj të vazhdueshëm në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja në mënyrë që të arrihet një normalizim gjithëpërfshirës i marrëdhënieve me Kosovën”, thuhet në një deklaratë të Departamentit të Shtetit.

Megjithatë, Vuçiq pret që dita më e vështirë për Serbinë të jetë e shtuna. Sipas fjalëve të tij, atëherë ai dhe e gjithë Serbia do të jenë “të ekspozuar ndaj sulmeve dhe presioneve të ashpra nga jashtë, jo vetëm me luftë hirbirde të cilës deri tani është ekspozuar Serbia, por me presione deri tani më të mëdha dhe më të vështira të mundshme”.

“Dhe mund të pres që nga 17 dhjetori, kur përfaqësuesit e Gjermanisë, Francës, Amerikës, por edhe Brukselit do të jenë në Beograd dhe kur do të më “shpjegojnë” se si duhet të sillemi dhe nëse jo, cilat do të jenë pasojat”, ka thënë Vuçiq.