“Ndryshimi u krye”, Taravari: Shqiptarët sapo kanë firmosur lirinë e këtij vendi.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe një prej liderët e koalicionit VLEN, Arben Taravari përmes një statusi në Facebook reagoi pas publikimit të rezultateve të para të zgjedhjeve.

Ai u shpreh se këto janë momente të veçanta teksa shtoi se shqiptarët me votën e tyre firmosën lirinë e vendit.

“Në Gostivar kemi humbur me një diferencë prej 370 votash, diferencë kjo e krijuar prej turqve dhe romëve që bashkëpunuan me BDI në…por unë jam i lumtur dhe mirënjohës për 10632 vota të shqiptarëve dhe lajmi më i madh është se pas gjithë këtyre viteve regjim…MË NË FUND NDRYSHIMI U KRY!”, shprehet Taravari.