Dua Lipa zgjedh Shqipërinë si vendin e preferuar për verën 2024

Atraksionet turisitike të Shqipërisë dhe përmirësimi i infrastrukturës për mikpritjen e turistëve, kanë bërë që “ambasadorja” jonë ndërkombëtarë, kengëtarja Dua Lipa, të shpalosë me bindje se vendi ynë është i denjë për të kaluar pushimet.

E ftuar në një podcast me moderatorë të huaj, Lipa u pyet se ku ka planifikuar të kalojë pushimet e verës së këtij viti.

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare tha me bindje se zgjedhja e saj ishte jugu i Shqipërisë.