Nora fitoi e lënduar, nuk do të paraqitet në finale

Nora Gjakova nuk do të paraqitet në finalen e Grand Slamit në Baku të Azerbajxhanit. Këtë e ka bërë të ditur trajneri Driton Kuka.

Ai ka njoftuar që Nora në gjysmëfinale pësoi lëndim dhe garoi e lënduar për dy minuta.

Por megjithatë ia doli ta ruaj epërsinë e krijuar dhe siguroi kështu finalen dhe medaljen.

“Në gjysmëfinale ndaj holandezes Beurskens, Nora zgjati një muskul dhe me shumë mund e ruajti epërsinë deri në fund. Në finale nuk do të paraqitet me sygjerimin tim dhe të mjekut. Shpresojmë të mos jetë diçka serioze”, ka thënë Kuka për KOHËN.

Nora fiton 700 pikë me medaljen e argjendtë dhe do të jetë bartëse në Lojëra Olimpike. Ajo shkëlqeu në Baku, ndërsa rrugës deri në finale e mposhti edhe serben Marica Perishiq