Pamje si në filma në Francë: Sulmohet furgoni i burgut, sulmuesit vrasin dy oficer burgu

Dy oficerë burgu u vranë dhe tre të tjerë u plagosën rëndë në kabinën e pagesës Incarville (Eure) këtë të martë në një pritë që iu bë furgonit të tyre. Një nga automjetet mbante një të arrestuar, Mohamed Amra, i cili u arratis. CNEWS ishte në gjendje të merrte pamjet e kamerave të sigurisës të cilat tregojnë dhunën ekstreme të sulmit.

Mohamed Amra, i arrestuari që u arratis gjatë sulmit, tashmë është dënuar dymbëdhjetë herë.

Kriminelët e armatosur rëndë janë në arrati. Gjuetia për kapjen e kriminelëve ka filluar, në operacione po marrin pjesë qindra policë.