Po qëllonte pa pushim nga llogorja, por ushtari rus e pëson keq nga droni ukrainas që fluturonte mbi të

Një video e cila po qarkullon në rrjetin social Twitter tregon një ushtar rus i cili po qëllonte pa pushim nga llogoroja e tij.

Ushtari mund të shihet derisa drejtonte lart armën e tij për të qëlluar në objektivat ukrainase. Ai si duket po tentonte të qëllonte objektet lart.

Megjithatë, ushtari rus nuk arriti t’i shpëtonte dronit ukrainas që fluturonte mbi të.

Pas një kohe, droni e hodhi një predhë në drejtim të këtij ushtari, duke bërë që tymi i dendur ta mbushte llogoren.

Ushtari rus e kishte lënduar këmbën e tij nga ky shpërthim dhe nuk mund të bënte më një hap tutje.