Presidenti i Malit të Zi për veriun: Së pari zgjedhjet, pastaj Asociacioni

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, në një intervistë për gazetën Der Standard, ka folur rreth situatës në veri.

Milatoviq ka thënë se sulmet ndaj KFOR-it kanë qenë të papranueshme, transmeton Nacionale.

“Sulmi ndaj ushtarëve të KFOR-it ishte absolutisht i papranueshëm. Në fund të fundit, këta ushtarë kanë bërë një punë mjaft të mirë në mbrojtjen e një pjese të trashëgimisë së kishës serbe në Kosovë, e cila është gjithashtu një lidhje e rëndësishme për popullin e Malit të Zi, pasi shumica e njerëzve në Mal të Zi janë gjithashtu besimtarë të Kishës Serbe. Për të përmirësuar situatën duhet të mbahen zgjedhje të reja në komunat veriore të Kosovës. Dhe Kosova duhet të krijojë Asociacionin”, ka thënë Milatoviq.

“Së pari zgjedhjet. Duhet të marrin pjesë (serbët). Sepse për një vallëzim tango duhen dy”, tha ai.