Protestuesit në Cetinje: Mandiq mohon malazezët, kroatët e shqiptarët, Idhujt e tij janë Karaxhiq dhe Mlladiq

Qytetarët e Cetinjës janë mbledhur në një protestë para seancës së parë pranverore të Parlamentit të Malit të Zi.

Ata duke u mbledhur kanë dashur të tregojnë revoltën e tyre për ardhjen e kryeparlamentarit Andrija Mandiq.

Është bllokuar qasja në objektin e Kuvendit të Kryeqytetit të Cetinjës.

Seanca e Kuvendit ka nisur në orën 11:00.

Një numër i madh i policëve po e sigurojnë tubimin, njofton RTCG.

Qytetarët e mbledhur bërtasin: “Do të jem fashist”.

Është bllokuar qarkullimi përreth Kuvendit, si dhe janë bllokuar edhe rrugët përreth që të çojnë në kryeqytet.

Një nga pjesëmarrësit e protestës, Radovan Peroviq, thotë se ka ardhur për të protestuar kundër Andrija Mandiqit.

“Rruga e tij politike dihet me kë ka qenë dhe kë ka përkrahur. Dhe ky popull nuk e meriton këtë, Andrija Mandiq nuk e meriton karrigen ku është ulur”, ka thënë ai.

Ai thotë se ka qytetarë paqësorë që nuk kanë ardhur për të luftuar apo për t’u rrahur.

“Cetinje nuk do ta tolerojë Andrija Mandiqin. 30 vjet të fashizmit të tij. Ata filluan të digjnin libra. Shkrimtari Nikolaidis filloi të digjet. Mandiq është kundër Malit të Zi të pavarur. Ai mohon malazezët, mohon çdo komb, mohon kroatët, mohon shqiptarët… Idhujt e tij janë Karaxhiq dhe Mlladiq, kriminelë lufte, me në krye Dukën Sheshel”, u tha Peroviç gazetarëve.

Në protestë ishin të ftuar përfaqësues të opozitës, intelektualë dhe aktivistë.