Serat e luleshtrydheve, në Kafaraj 17 fermerë krijojnë kooperativën e parë

Albano Troka është një prej 17 fermerëve të Kafarajt, të cilët që prej shtatorit të shkuar janë bashkuar në një grupim kooperative dhe kultivojnë luleshtrydhe.

Bashkimi në kooperativë, jo vetëm i favorizon për përfitimin e mbështetjes financiare nga shteti, por ka bërë që të aplikojnë metoda të reja në mbrojtjen e bimës.

Në 13 hektarët që i kanë të mbjella me këtë kulturë nuk përdoret spërkatja kundër sëmundjeve, por bëhet një lloj luftimi me insekte, duke siguruar kështu produkte bio.

E nga kjo vjen dhe tregu i sigurt.

Zona e Kafarajve është e njohur për kultivimin e luleshtrydhes, ndërsa sipërfaqja totale e mbjellë në Njësinë Administrative Frakull është 200 hektarë.

Gazetar: A. Shyti