Shkëmbim zjarri në kufirin Shqipëri-Kosovë, grupi trafikant përballet me Policinë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërinë, ku një grup kriminal është përballur me Policinë Kufitare dhe ka shkëmbyer zjarr.

Prej ngjarjes nuk ka të lënduar, por Albanian Post mëson se gjashtë persona janë arrestuar.

Ata janë shtetas sirianë, të cilët dyshohet se merreshin me trafik qeniesh njerëzore.

Një pjesëtar i grupit ndërkaq ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes.

Në bazë të dinamikës së pasqyruar ndërkaq, mësohet se fillimisht sirianëve u është bërë thirrje që të ndalojnë dhe ata nuk kanë vepruar kështu, duke detyruar Policinë shqiptare të qëllojë në ajër.

Vetë sirianët kanë qenë të pajisur me pistoleta.