Shtatë minatorë lëndohen në Minierën e Trepçës, tre në gjendje të rëndë

Shtatë minatorë kanë pësuar lëndime në Minierën e Trepçës të mërkurën, ndërsa tre prej tyre janë në gjendje më të rëndë, ka thënë Destan Kërleshi nga Sindikata e Minatorëve të Trepçës.

Sipas Kërleshit, minatorët janë lënduar gjatë transportimit me ashensor të acidit sulfurik.

Acidi sulfurik, siç ka thënë Kërleshi, ishte e një sasie të madhe.

Ata janë dërguar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës për trajtim të mëtutjeshëm.