Si u përhap fjala “sevda” në gjuhën moderne! Flet albanologu rus (VIDEO)

Albanologu rus, Aleksandër Rusakov në Shqip nga Rudina Xhunga, DritareTv shpjegoi se kur filloi të përhapet fjala sevda në gjuhën moderne.

Shkencëtari tregoi se sevda, është fjalë turke, që gjendet pothuajse tek të gjitha veprat artistike.

“Fjala sevda është fjalë turke, fillon që nga ’63-shi. Kjo fjalë takohet pothuajse në të gjitha veprat artistike, te vjershat e Fal Nolit, Çajupit, Jakov Xoxa, romani “Lumi i vdekur”.

Pothuajse në të gjitha veprat e vjetra para luftës. Pas Jakov Xoxës, shkon deri sot tek Sevdaja e Ramës me Merkelin, edhe në gjuhën e shkrimeve, folklori etj. Në gjuhën e sotme, fjala sevda pothuajse nuk përdoret jashtë sferës së folklorit”, tregoi albanologu.

Ndërkohë, albanologu shpjegoi po ashtu edhe fjalën polemikë, që sipas tij më së shumti përdoret në gjuhën e medias.

“Fjala polemikë, gjendet vonë, nga viti 2016. Pothuajse të gjitha shembujt janë nga gazetaria, ndryshe nga fjala sevda. Polemika është fjalë ndërkombëtarë, ka ardhur në Shqipëri si ndërkombëtarizëm, e pranuar në gjuhën e medias”, shtoi Rusakov.