Rozeta Hajdari ka njoftuar se Agjencia e Metrologjisë në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka emëruar dy trupa për vlerësim saktësisë së taksimetrave.
“Në përputhje me të gjitha rekomandimet e Bashkimit Evropian dhe rekomandimeve tjera ndërkombëtare, të cilat kanë për qëllim që taksimetrat të jenë të saktë, të besueshëm dhe të sigurtë për përdoruesit dhe klientët, tashmë edhe Kosova, sipas legjislacionit në fuqi, ka emëruar këto trupa për të siguruar qytetarët e saj se shërbimet e taksive do të jenë të sakta sa ju takon tarifave të shërbimit që ata marrin”, ka thënë Hajdari.
Ajo ka thënë se që nga viti 2007 Bashkimi Evropian ka dhënë rekomandime për standardizimin e taksimetrit në të gjithë vendet anëtare.