Trajkoviq nga Merdarja: Aleksandër Vuçiq je barbari më i madh në tokën e Ballkanit

Rada Trajkoviq e cila është ndaluar nga Policia e Serbisë tashmë rreth 20 orë në pikëkalimin kufitar të Merdares po vazhdon ta “dokumentojë” secilin moment të qëndrimit të saj aty.

“Nata po afron. Po bie shi. Është ftohtë. Ende jemi në punktin e Merdares. Asnjë shtetar në rajon nuk zbaton këso tortura mentale ndaj njerëzve që s’kanë mendime të njëjta politike. Ja në diçka ia dole të fitosh Aleksandar Vuçiq: je barbari më i madh antieuropian në tokën e Ballkanit” ka shkruar Trajkoviq në postimin e fundit në Twitter.