Trajneri i Kroacisë vërejti diçka “shumë të dyshimtë”, derisa ndau disa fjalë për Messin

Trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic e ka përshkruar golin e parë që skuadra e tij pësoi në humbjen e tyre gjysmëfinale të Kampionatit Botëror kundër Argjentinës si shumë të dyshimtë.

Lionel Messi shënoi të parin në fitoren me tri gola duke realizuar nga pika e bardhë për t’u bërë golashënuesi rekord i Argjentinës në turne, por vendimi për të dhënë goditjen nga pika rezultoi të ishte shumë i diskutueshëm mes panelit të ekspertëve të ITV Sport për ndeshjen.

Penalltia u akordua pasi Julian Alvarez u përplas me portierin kroat Dominik Livakovic brenda zonës. Alvarez më pas shtoi një të dytë menjëherë pas dhe sulmuesi i Manchester City rrëmbeu të tretin nga një pozicion i afërt në mes të pjesës së dytë pas një asistimi magjik të Messit.

Megjithatë, trajneri i Kroacisë, Dalic u detyrua të ankohej për natyrën e skuadrës së tij që pranoi golin e parë pasi dominoi topin në fazat e hershme kundër kampionëve të Amerikës së Jugut.

“Ne luajtëm mirë për gjysmë ore, por nuk ishim specifik në veprimet tona. Pranuam një gol që ishte shumë i dyshimtë”, ka thënë selektori i Kroacisë.

“Së pari situata për këndin – sipas reagimit të lojtarëve të mi, arbitri nuk e shikoi. Më pas situata me penalltinë. Ishte paksa shumë e lehtë (për t’u dhënë), për të qenë i sinqertë. Pastaj u përpoqëm të ktheheshim dhe pësuam një gol të dytë. Ne kishim posedim të topit, por nuk bëmë asnjë rast specifik”.

Ai shtoi: “Ata kishin kontroll mbi ne dhe posedimi i topit nuk ishte në duart tona. Ne patëm një goditje nga këndi që u thirr nga arbitri dhe më pas një kundërsulm ku portieri ynë bëri atë që bëri dhe këto rregulla të reja”.

Dalic vazhdoi: “Përndryshe nuk do të them se do të kundërshtojmë gjyqtarët, por mendoj se goli i parë e çoi ndeshjen në një drejtim tjetër”.

Megjithatë, trajneri i Kroacisë nuk kishte ankesa për përpjekjet e skuadrës së tij pas përfundimit të sezonit të mirë të Kupës së Botës: “Nuk mund t’i fajësoj djemtë e mi për asgjë. Ne kishim kontrollin në pjesën e parë, por më pas pësuam gol pas asaj penalltie”.

“Ndonjëherë fati ju favorizon, ndonjëherë ju kthehet në një mënyrë tjetër. Nga sa kuptoj unë, djemtë protestuan kundër goditjes nga këndi. Ne pranuam një gol nga ai aksion. Mirëpo, ne e humbëm ndeshjen dhe nuk kam asgjë për të ankuar”.

Çuditërisht, Dalic nuk kishte mungesë fjalësh për paraqitjen madhështore të Messit pasi superylli shënoi dhe shtoi një tjetër asistim.

Trajneri i Kroacisë tha: “Epo, nuk duhet thënë shumë për cilësitë e Messit. Në 15 vitet e fundit ai është ndoshta lojtari më i mirë në botë”.

“Ai ishte i mirë dhe i rrezikshëm dhe bën dallimin në skuadrën e Argjentinës. Ai ka eksplozivitetin dhe teknikën në një performancë shumë të lartë dhe është Messi i vërtetë që prisnim të shihnim”.

Ai vazhdoi: “Argjentina ka një skuadër të shkëlqyer dhe Messi duke qenë lojtar i një cilësie dhe motivi të tillë dhe për të pasur 50,000 tifozë… ata luajnë ashtu siç e shohin më mirë. Ata kishin katër mesfushorë dhe mbyllën mesfushën. Messi mund të bëjë një hap më tej dhe të bëjë diferencën, gjë që shkaktoi golin e tretë”.