U nis në një mision hapësinor pas 47 vitesh, anija kozmike ruse ‘Luna-25’ është përplasur në Hënë pasi doli jashtë kontrollit

Anija kozmike ruse, e cila u nis në një mision hapësinor për të zbuluar “anën e errët” të Hënës, do të bënte një të ngadaltë në polin jugor të Hënës, por dështoi pasi hasi probleme ndërsa u zhvendos në orbitën e saj para uljes.

Një “situatë anormale” siç e quajti agjencia ruse hapësinore Roskosmos në njoftimin e saj ka ndodhur në anijen kozmike ruse Luna-25, teksa përgatitej të hynte në një orbitë uljeje hënore në polin jugor të Hënës.

Ekspertët nxituan për të analizuar problemin, por detaje të tjera nuk u bënë publike.

Ky ishte misioni i parë i Rusisë në Hënë në pothuajse 50 vjet.

Anija kozmike ishte planifikuar të ulej të hënën për të eksploruar një pjesë të Hënës që shkencëtarët mendojnë se mund të mbajë ujë të ngrirë dhe elementë të çmuar.

Roscosmos, korporata shtetërore ruse e hapësirës, ​​tha të dielën në mëngjes se kishte humbur kontaktin me Luna-25 pak pas orës 14:57 të shtunën.

“Aparati u zhvendos në një orbitë të paparashikueshme dhe pushoi së ekzistuari si rezultat i një përplasjeje me sipërfaqen e Hënës”, thuhet në një deklaratë.

Asnjë vend nuk ka zbritur ndonjëherë në polin jugor më parë, megjithëse SHBA dhe Kina kanë zbritur butësisht në sipërfaqen e Hënës.